Tragjedia në Koçan/ Disa të lënduar dërgohen për mjekim në Belgjikë dhe Holandë

Katër personat e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan janë transferuar mbrëmë për trajtim në Belgjikë. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Belgjikë, e cila thotë se të lënduarit po trajtohen në katër spitale të ndryshme në qytetet e Brukselit, Antwerpen, Liezh dhe Charleroi.

Pacientët janë transferuar në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të Armatosura të Rumanisë, i cili njëkohësisht ka transportuar 4 persona të tjerë të lënduar nga zjarri për trajtim në Holandë.

Mësohet se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Belgjikë ofruan strehim dhe transport falas për familjarët e të lënduarve, ndërsa Ambasada siguroi edhe përkthyes, të cilët do t’i ndihmojnë të lënduarit dhe të afërmit e tyre në përkthimin në komunikim me personelin mjekësor.

“Antonija, Maja, Petari dhe Dragoljub mbërritën në Belgjikë. Mirënjohje Qeverisë së Belgjikës, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të gjithë ndihmën e deritanishme, si dhe Rumanisë dhe Bashkimit Evropian që organizuan fluturimin special nga Shkupi për në Bruksel. Nesër është një ditë e re, shpresë e re për bashkëqytetarët tanë të rinj, i uroj shërim të shpejtë dhe shëndet!”, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Metodija Belevski.

Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top