Tragjedia ajrore me 9 viktima në Florida! Minutat e fundit dramatike para se avioni të përplasej në zonën e banimit

Një aksident tragjik ndodhi të dielën në Florida të SHBA-së, ku nëntë persona humbën jetën pasi një avion privat i tipit Learjet 60 u rrëzua në një zonë të banuar në qytetin Greenacres. Momentet dramatike që paraprinë aksidentin janë zbardhur përmes komunikimeve mes ekuipazhit të avionit dhe kontrollit të trafikut ajror.

Regjistrimet audio tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin e avionit, i cili po humbiste lartësinë me shpejtësi alarmante. Avioni, që ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamas, po fluturonte në një lartësi prej 35 mijë këmbësh, rreth 10.670 metrash, kur ekuipazhi raportoi turbulenca, reshje dhe formim akulli.

Për këtë arsye, pilotët kërkuan leje për tu ngjitur edhe 2 mijë këmbë më lart. Fillimisht, një prej pjesëtareve të ekuipazhit i përshkroi kushtet si të përballueshme, duke raportuar “turbulencë të moderuar” dhe “akull të lehtë”, por situata u përkeqësua brenda pak sekondash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top