Tradhëti e re, Wanda Nara e Icardi fillojnë nga e para: “Jam e ndarë”. Sulmuesi reagon në rrjetet sociale

Kur më në fund dukej se ishte një çështje e mbyllur, me marrëdhënien e sistemuar aq sa për shprehjen klasike “e jetuan të lumtur e të gëzuar”. Por kur bëhet fjalë për marrëdhënien e trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, fjala fund nuk mund të përdoret kurrë. Në fakt, ditën e djeshme historia mori një tjetër kthesë, krejtësisht të papritur. Showgirl-i dhe sipërmarrësja argjentinase u kthye të deklarojë se është e ndarë. Veprimi i Wanda Nara shkaktoi reagimin e sulmuesit të Galatasaray…

Ditët e fundit, më shumë se një modele dhe influencuese kishin akuzuar argjentinasin Icardi si një joshës të vërtetë të rrjetece sociale. Ata kanë insistuar se ishin kontaktuar nga sulmuesi përmes mesazheve. Deklarata që natyrisht nuk duhet t’i kenë pëlqyer Wanda Nara. Menaxherja e Icardi, në një live të fundit në Instagram së bashku me motrën e saj Zaira, çuditërisht pretendoi se është e lirë sentimentalisht në këtë moment. E habitshme nëse mendon që mes të dyve kishin shpërthyer fotot, postime për njëri-tjetrin me mesazhe dashurie.

 

REAGIMI I MAURO ICARDI
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Wanda Nara dhe motra e saj iu përgjigjën pyetjeve të ndjekësve. E kur njëri prej tyre i pyeti të dy nëse ishin të fejuara, ato iu përgjigjën në kor “Jo”. Ashtu siç pritej, ndjekësit e showgirl-it argjentinas kanë mbetur mjaft të habitur: “Wan, a je ndarë?”, e kanë pyetur ata. E ajo është përgjigjur pa asnjë lloj vonese dhe duke mos lënë vend për interpretim: “Jam ndarë” . Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Mauro Icardi. Duke postuar një foto të tyre të përqafuar, ai komentoi: “Romani im turk apo argjentinas”. Ashtu si në telenovelat më të mira kur dukej se kishte arritur në epilog, një kthesë vë në pikëpyetje gjithçka…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top