Totti shokon duke thënë që mund të kthehet sërish të luajë në Serie A: Më kanë kontaktuar disa klube

Francesco Totti e ka dhënë një deklaratë shokuese së fundmi. Legjenda e Romës nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në futbollin aktiv, disa vite pasi i vendosi këpucët në gozhdë.

Madje, kampioni i botës me Italinë shkoi edhe më larg duke thënë se disa klube nga Serie A e kanë kontaktuar atë për t’ia dhënë mundësinë që të luajë prapë, shkruajnë mediat italiane.

“Në jetë duhet të thuash kurrë si dihet. Në të kaluarën ishin disa futbollistë që janë rikthyer të luajnë pas disa vitesh pensionimi. Të luaj në Serie A përsëri do të më duhej të ushtroja fort. Disa klube nga Serie A më kanë kontaktuar së fundmi. Ka ndodhur para një muaji dhe më janë sjell disa mendime në kokën time. I thash vetes: si është e mundur që edhe pas aq vitesh ata më thirrin ende dhe më kërkojnë të luaj? Do të isha i gatshëm për dy muaj”, deklaroi barriera e Romës.

Totti i ka zhvilluar 618 ndeshje në Serie A, ndërsa i ka realizuar 250 gola dhe i ka bërë 160 asistime.

Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit italian dhe më i miri pa diskutim tek Roma./express

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top