Tottenham, Conte kundër të gjithëve: “Nuk kanë fituar kurrë asgjë, lojtarë egoistë”

Tottenham ishte në avantazh 3-1 në fushën e Southampton i fundit në Premier League, pastaj blackout i papritur dhe penalltia e 3-3 final. Një rikuperim që e ka tërbuar krejtësisht teknikun Antonio Conte. Italiani shpërtheu në konferencën për shtyp, duke shfryrë gjithë zemërimin e tij: “Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi një ekip. Jemi 11 lojtarë që dalim në fushë, unë shoh lojtarë egoistë, që nuk duan të stërviten dhe nuk e vënë zemrën në lojë”.

“Mendoj se është koha e duhur për të folur, sepse kjo paraqitje është e papranueshme për mua. Mendoj se është më mirë të futemi në merita, nuk jemi një ekip – tha trajneri italian -. Jemi 11 lojtarë që dalim në fushë. E shoh lojtarë egoistë, lojtarë që nuk duan të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe nuk e vënë zemrën në lojë. Para kësaj ndeshje jam përpjekur ta fsheh situatën dhe ta përmirësoj me fjalë. Përtej taktikave dhe teknikës, duhet të kesh dëshirë, zjarr në sytë e tu, në zemrën tënde. Duhet ta kesh gjithmonë. Ne jemi përkeqësuar në këtë aspekt nga sezoni i kaluar. Kur nuk je një ekip, nuk mund të përmirësohesh.

 

I pyetur nëse pasiguria për të ardhmen e tij në pankinë mund të ndikojë te lojtarët, Conte u zemërua: “Më falni, më falni, më falni. Po përpiqemi t’i mbrojmë çdo herë. Bah. Ç’thua, jemi profesionistë. Klubi na paguan shumë para, lojtarët i marrin paratë, unë i marr paratë. Jo për tu justifikuar”.

SULMI NDAJ PRONËSISË SË SPURS
Më pas sulmi frontal ndaj pronarëve: “Klubi ka përgjegjësinë në merkato, përgjegjësinë në fushë e ka trajneri. Po lojtarët, ku janë lojtarët? Unë shoh vetëm 11 lojtarë që luajnë vetëm. Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje e nëse dikush mendon se mund të luftojmë me këtë qëndrim, me këtë frymë… Për çfarë duhet të luftojmë? Për vendin e shtatë apo të tetë, nuk jam mësuar të luftoj për këtë, është përgjegjësi e të gjithëve. Këtu nuk janë mësuar. Nuk luajnë për diçka të rëndësishme. Ata nuk duan të luajnë nën presion, nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit ka qenë e tillë prej 20 vjetësh, ata kurrë nuk kanë fituar asgjë. Pse?”.

“Kam parë trajnerët që Tottenham ka pasur në pankinë deri më tani. Nëse duan të vazhdojnë kështu, mund të ndryshojnë edhe trajnerin, shumë trajnerë, por situata nuk mund të ndryshojë. Më besoni”, shtoi sërish Conte, megjithatë pa dhënë dorëheqjen. Megjithatë, e ardhmja e tij që ishte e varur në fije, tashmë duket se është e vulosur. Kontrata që skadon në fund të sezonit nuk do të rinovohet dhe trajneri tashmë ka shprehur synimin për t’u rikthyer në Itali.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top