Topalli i përgjigjet Ballës: Ke takuar Lulzim Bashën

Deputetja demokrate Jozefina Topalli i është përgjigjur deputetit Taulant Balla, që i tha se në 2021 bashkëpunoi me të kundër PD-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se ajo se ka takuar kurrë privatisht Ballën, por Lulzim Basha po.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ndërkohë që shtoi se në 2021 krijoi një lëvizje, pasi PS-ja kishte kapur Bashën.

“Është e njohur publike që në ’21-shin kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të Partisë Demokratike ishte njëri që ju e kontrollonit, nuk të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj mos u merr me mua. Koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë. Të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën,” tha Topalli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top