Topalli: Dikur PS përfaqësohej nga Nano e Agolli, sot nga Zegjineja

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka bërë një paralelizëm mes përfaqësuesve në Kuvend të PS-së para disa vitesh dhe tani. Nga Kuvendi, Topalli deklaroi se nuk do ia priste mendja kurrë që PS-ja të përfundonte me personazhe të tilla si Zegjine Çaushi.

Topalli tha se kur kishte hyrë për herë të parë në Kuvend, pjesë e PS ishin Nano, Dritëro Agolli apo dhe Namik Dokle.

“Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Siç është dhe ai për Kodin e Procedurës Penale, që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ju keni frikë dhe doni mbrojtje kur trokasin te dera. Hidheni si popcorn këtu dhe s’dini ça bëni!”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top