Tonali pranon transferimin te Newcastle: anglezët plotësojnë 80 milionët e kërkuar nga Milan

Sandro Tonali ka pranuar ofertën e Newcastle dhe është gati të largohet nga Milan nëse dy klubet mbyllin detajet e marrëveshjes. Mesfushori kuqezi, fillimisht hezitues për t’u larguar nga skuadra për të cilën ka bërë gjithmonë tifo, pranoi ofertën e anglezëve. Për të është gati një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 bonuse, shifër e paarritshme as nga Milani. Tratativa është te detajet. Diferenca mes ofertës së Newcastle prej 70 milionë plus 5 bonuse dhe 80 milionëve të kërkuara nga kuqezinjtë është e sistemueshme.

Përshpejtimi në negociata ishte i rëndësishëm dhe vendimtar. E gjitha e plotësuar me kontaktet me menaxherin e lojtarit për të përcaktuar detajet e një oferte të rëndësishme.

Kështu, Sandro Tonali mund të luajë Champions të radhës me bardhezinjtë e Neëcastle. Numri 8 është bindur nga një kontratë e pasur shumëvjeçare në xhep, ndërsa Milan nga një ofertë e parefuzueshme. Nëse kuqezinjtë do të tentojnë deri në minutën e fundit të marrin 80 milionë eurot e kërkuara, nga ana tjetër Tonali e ka dhënë aprovimin. Kontratë 6-vjeçare prej 8 milionë euro, plus 2 bonuse. Shumë më tepër se dyfishi i pagës aktuale te Milan, i përmirësuar pas titullit kampion të fituar. Pasi është zgjidhur çështja në lidhje me lojtarin, po diskutohet për detajet mes drejtuesve të Magpies dhe atyre të Milan.

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top