Tonali, menaxheri mbërrin në Angli: Juventus pret, por ndërhyjnë dy klube angleze

Gianluigi Donnarumma nuk është italiani i vetëm që po shkëlqen në Premier League. Te Newcastle United ai është bërë një pikë referimi dhe shpesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit: bëhet fjalë për mesfushorin Sandro Tonali, i cili me fanellën e “Magpies” është shndërruar në një nga lojtarët më të fortë të Europës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pas fitimit të titullit me AC Milan, oferta gjigante e anglezëve nuk i la shpresë klubit italian. Edhe për sa i përket pagës Tonali përfitoi shumë me atë transferim. Por tani koha e tij te Newcastle mund të ketë marrë fund dhe në verë pritet një ankand i madh për kartonin e tij. Agjenti i tij, Beppe Riso, ka udhëtuar në Angli për të kuptuar më mirë situatën dhe perspektivat për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares italiane.

Newcastle vendos çmimin
I blerë për 80 milionë euro, Newcastle nuk ka ndërmend të bëjë ulje për askënd. Tonali është titullar i padiskutueshëm që nga rikthimi i tij pas skualifikimit për baste dhe është shumë i dashur për tifozët. Megjithatë interesimi i klubeve të mëdha është i fortë dhe klubi anglez ka vendosur çmimin për të larguar pretenduesit: 100 milionë euro ose nuk negociohet. Ky është mesazhi që i është dhënë edhe agjentit të tij.
Një çmim i tillë e largon pothuajse plotësisht rikthimin e tij në Itali, qoftë te Juventus apo te Milan.

Duel anglez
Ashtu si për Donnarumman, edhe për Tonalin duket se e ardhmja do të jetë në Premier League. Sipas raportimeve të Sport Mediaset, mbi italianin ka presion të fortë nga Arsenal FC dhe Manchester United.

Arsenali kishte provuar ta merrte gjatë merkatos së dimrit, por hasi në refuzimin e Newcastle, që nuk donte të hiqte dorë nga lojtari në mes të sezonit dhe para një ndeshjeje të rëndësishme të Champions League kundër Barcelonës.

Në verë “Gunners” do të rikthehen në sulm, ndërsa edhe Manchester United pritet të bëjë të njëjtën gjë. Do të jetë një verë shumë e nxehtë për Tonalin, ndërsa rikthimi në Serie A duket i pamundur për shkak të çmimit shumë të lartë të kartonit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top