Tonali, edhe FA nis të hetojë: dyshohet se mund të ketë vënë bast edhe në Newcastle

Sandro Tonali po hetohet edhe në Angli. Federata e Futbollit në fakt ka hapur një hetim për mesfushorin italian për të përcaktuar me më shumë siguri kufijtë e aktiviteteve të tij të basteve. Federata Angleze e Futbollit dëshiron të sigurohet që Tonali nuk ka vazhduar të vërë baste për futbollin edhe pas transferimit të tij te Newcastle. Bëhet fjalë natyrisht për një proformë, një hap thuajse i detyrueshëm. Por kjo mund të ndihmojë edhe klubin e tij aktual, që ndërkohë ka paralajmëruar një hetim të brendshëm. Milani, nga ana e tij, bëri të ditur për mediat angleze se varësinë e Sandro Tonali e morën vesh vetëm kur lajmi u bë publik.

MILAN: “E MËSUAM VARËSINË E TONALI NGA MEDIA”
I pyetur nga Daily Mail, Milan dha versionin e tij për hetimet e Newcastle dhe FA: “Ne fillimisht mësuam për varësinë e Tonalit nga kumari përmes raporteve të mediave. Ajo që dimë është vetëm ajo që kemi lexuar. Ne nuk dimë asgjë tjetër”.

NEWCASTLE: “DO TË BËJMË HETIM TË BRENDSHËM”
A ishte Milani tashmë në dijeni të situatës së basteve të Sandro Tonali, përpara shitjes së tij te Newcastle? Dan Ashworth, drejtori sportiv i anglezëve, preferon të mos shkojë shumë larg. Ai qartësoi qendrimin e tij, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi se ekipi anglez po fillon një hetim të brendshëm për të kuptuar më mirë termat e çështjes. “Është vërtet e vështirë për mua të kuptoj se çfarë dinë apo nuk dinë klubet e tjera. Gjithçka që mund të bëjmë është të shikojmë hetimin tonë të brendshëm dhe procesin tonë të brendshëm. Është një pyetje vërtet e vështirë për t’u përgjigjur, thjesht nuk e di. “, theksoi Ashworth.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top