Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day.

Të premten, më 19 shtator, aktori britanik goditi kokën gjatë një skene të rrezikshme. Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij, por është konfirmuar se ai iu nënshtrua analizave për një tronditje të trurit.

Prodhimi i filmit Spider-Man: Brand New Day, me vlerë 200 milionë dollarë, është pezulluar përkohësisht dhe mund të shtyhet për javë të tëra, ndërsa aktori rikuperohet.

Një person që punonte në ambulancën që transportoi Holland i tha gazetës Sun:

“Na telefonuan në orën 10:30 të mëngjesit të premten për të ndihmuar një pacient që kishte pësuar një lëndim. Një ambulancë u dërgua në vendngjarje dhe pacienti u dërgua në spital për kujdes të mëtejshëm.”

Babai i aktorit, Dominic Holland, foli gjithashtu për incidentin gjatë një eventi bamirësie, duke thënë se djali i tij do të marrë një pushim nga xhirimet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top