Dy aktorët u panë mjaft të afërt ndërsa shëtisnin nëpër qendrën e qytetit Woodstock, ku actor i “Mission: Impossible” u përpoq të mbante një profil të ulët, i veshur me kapele bejsbolli dhe syze dielli. Sipas burimeve, çifti kaloi ditën duke bërë pazar dhe duke shijuar akullore, ndërsa më pas bënë një xhiro me makinë nëpër një park kombëtar.
Romanca e tyre u vu sërish në qendër të vëmendjes pak ditë më parë, kur ata u panë së bashku në një koncert të grupit Oasis në Londër. Cruise u pa duke i kapur dorën aktores së “Ballerina”, ndërsa të dy dukeshin shumë të lumtur.
Gjithashtu, dyshja është fotografuar duke mbërritur në heliportin e Londrës për të dytën ditë me radhë, me një helikopter privat, së bashku me qentë e de Armas dhe me pak bagazh.
Lidhja e tyre u përfol fillimisht në shkurt, kur u panë në një darkë në Londër. Në atë kohë, një burim për revistën “People” mohoi thashethemet, duke thënë se ata po diskutonin për projekte të përbashkëta.
Por zërat u përforcuan në maj, kur Cruise mori pjesë në festën e ditëlindjes së 37-të të Ana de Armas në Londër dhe më pas u panë në një shëtitje të qetë në park.
Në një intervistë për “Good Morning America” në maj, de Armas foli me dashuri për marrëdhënien e saj me Cruise, duke e quajtur atë “argëtuese” dhe duke konfirmuar se po punojnë bashkë në disa projekte.