Tom Cruise dhe Ana de Armas i japin fund lidhjes

Tom Cruise dhe Ana de Armas janë ndarë pas më pak se një viti bashkë.

Sipas një burimi pranë çiftit, dyshja nuk kishin më “shkëndijën” mes tyre dhe e kuptuan se ishin më mirë si miq.

“Shkëndija mes tyre ishte shuar, por ata ende e vlerësojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe janë treguar shumë të pjekur për ndarjen,” tha burimi për The Sun.

Lidhja e tyre filloi të përflitej në shkurt, kur u panë së bashku në një darkë në Londër. Gjatë muajve në vijim, ata u shfaqën shpesh në publik – në një udhëtim romantik me jaht në Spanjë, në një koncert të Oasis në Wembley, dhe më vonë, u fotografuan duke u mbajtur për dore në Vermont, momenti që praktikisht konfirmoi romancën.

Pavarësisht se nuk folën publikisht për lidhjen e tyre, Ana de Armas në një intervistë për Good Morning America në maj, e quajti marrëdhënien me Cruise “fun” dhe zbuloi se po punonin bashkë në disa projekte.

“E kuptuan që nuk do të shkonin larg si çift dhe janë më mirë si miq,” tha burimi për mediat britanike.

Tom Cruise ka qenë i martuar më parë me Mimi Rogers (1987–1990), Nicole Kidman (1990–2001), dhe Katie Holmes (2006–2012).

Ana de Armas ka qenë e martuar me aktorin spanjoll Marc Clotet (2011–2013), ka pasur një lidhje të përfolur me Ben Affleck (2019–2021), si dhe ka qenë në një lidhje me Manuel Anido Cuesta, njerkun e presidentit kuban Miguel Díaz-Canel, në vitin 2024.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top