Tom Brady dhe Irina Shayk i japin fund lidhjes

Romanca e shkurtër e Tom Brady dhe Irina Shayk thuhet se ka përfunduar.

Sipas raporteve të shumta, legjenda e NFL dhe modelja nuk po takohen më pas rreth katër muajsh lidhje. TMZ, duke cituar burime të lidhura me dyshen raporton se lidhjes i erdhi fundi pas disa kohësh së bashku. Gazeta vëren se nuk kishte asnjë dramë apo skandal pas ndarjes.

Page Six raportoi gjtihashtu se ata janë parë së bashku për herë të fundit në mes të shtatorit. Kjo ishte kur ajo u pa në apartamentin e tij në Tribeca gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Që atëherë, ata kanë dalë vetëm — Shayk së fundmi u pa duke shëtitur qenin e saj në New York City dhe Brady lundroi i vetëm në jahtin e tij prej 6 milionë dollarësh në Miami.

Ish çifti ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në korrik, kur u panë së bashku në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.Fotot treguan Brady duke marrë Shayk në Hotel Bel-Air dhe më pas duke e çuar atë në shtëpinë e tij.

Romanca e shkurtër erdhi pasi Tom finalizoi divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022. Së bashku ata kanë djalin 13-vjeçar Benjamin dhe vajzën 10-vjeçare Vivian. Ai është gjithashtu baba i djalit 15-vjeçar Jack me ish-in e tij, Bridget Moynahan. Shayk ka qenë më parë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë 6-vjeçare, Lea.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top