Vietnami ka regjistruar temperatura rekord prej 44.1 gradë Celsius.
Mediat e huaja shkruajnë se një ditë më parë në një stacion meteorologjik në veri të vendit, është regjistruar temperatura prej 44.1 gradë celsius, e cila e kalon rekordin e mëparshëm kombëtar prej 43.4 gradë Celsius, të regjistruar më 20 prill 2019 në distriktin Huong Khe, provinca Ha Tinh, Vietnami Qendror.
Matja është bërë nga një stacion në provincën Tan Hoa (pjesa qendrore-veriore e vendit), sipas qendrës kombëtare të parashikimit meteorologjik.
“Është një rekord shqetësues në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale,” tha eksperti i klimës Nguyen Ngoc Hui nga kryeqyteti Hanoi.
Klima në Vietnam ndryshon sipas rajonit, por në përgjithësi vendi tani po hyn në muajt e tij më të ngrohtë.
Azia Jugore ka përjetuar një valë të nxehti në pjesën më të madhe të muajit prill, ndërkohë që edhe vendet fqinje kanë shënuar temperatura rekord.
Në të gjithë vendin, ekspertët e motit dhe autoritetet kishin paralajmëruar popullatën të qëndronte brenda në pjesët më të nxehta të ditës.
Vietnami raporton temperaturë rekord të lartë, merkuri arrin 44.1°C në provincën veriore
Danang i ka kërkuar ministrive të industrisë dhe energjisë elektrike të Vietnamit që të “bashkëpunojnë për të përballuar në mënyrë efektive të nxehtin, thatësirën e mundshme, mungesën e ujit”, sipas mediave shtetërore.
Zyrtarët i kanë thënë gjithashtu kompanisë së furnizimit me ujë të qytetit që të sigurohet se ka “furnizime të mjaftueshme me ujë për përdorim shtëpiak”.
Mesditën e së shtunës, qendra e qytetit Hanoi ishte pothuajse bosh pasi shumë mbetën brenda për të shmangur diellin.