Tjetër vatër me grip shpendësh në Durrës

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar një vatër të re të Influencës Aviare (H5N1), i njohur ndryshe si gripi i shpendëve.

Sipas Ministrisë, vatra e re është konstatuar në fshatin Maliq Muço në Durrës, ndërsa grupi i veterinerëve ka konstatuar se në fermën në fjalë kanë ngordhur 1848 shpendë, të prekur nga H5N1.

Pas këtij radti, Ministria thotë se ka ndaluar shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Aktualisht po mbahen në monitorim edhe ferma të tjera të vogla familjare prezente në zonë. Ndërkohë, ekipet e Shërbimit Veterinar Rajonal kanë monitoruar 211 ferma, duke kontrolluar 2,958 shpendë për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes.

Po ashtu, Ministria e Bujqësisë është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top