‘Tjetër shpullë’ nga Bezos për The Washington Post: Ju besojnë më pak se Kongresit

Njëri nga njerëzit më të pasur të botës, njëkohësisht pronari i The Washington Post, Jeff Bezos, ka shkruar një opinion në gazetën e tij ku ka kritikuar anshmërinë e mediave, sidomos mediave .

“Në sondazhet publike për besim dhe reputacion, gazetarët dhe media po bien rregullisht dhe dalin më mirë se vetëm Kongresi” shkroi Bezos.

“Por në sondazhin e Gallup të këtij viti, ne kemi rënë edhe më poshtë se Kongresi. Profesioni jonë është me më së paku besueshmëri nga të gjithat. Diçka qartësisht nuk është duke funksionuar”.

Ai tha se gazetat jo vetëm që duhet të jenë të saktë, por gjithashtu duhet ti bindin lexuesit se janë të sakta, një koncept në të cilën mediat mainstream e kanë braktisur me kohë shkaku i anshmërisë së tyre.

“Nëse marrim një makinë që numëron vota, ajo ka dy funskione: njëra është që ti numëroj ato saktë dhe tjetra është që njerëzit ta besojnë se ajo i numëron saktë ato”

Opinioni i miliarderit (op-ed) vjen pasiçë gazeta e tij e cila është njëra nga më të mëdhatë në SHBA, lajmëroi javën e kaluar se do ta braktis traditën e saj tashmë disa vjeçare të përcaktimit (endorsement) për një kandidat, i cili thuajse gjithmonë është nga rradhët e demokratëve

“Realiteti është një kampion i pamposhtur” shkroi ai teksa thërriste mediat që të mundohen ta rikthejnë kredibilitetin.

Ai tha se mediat tradicionale po zëvendësohen nga mediume tjera si: podcast, kanale dhe faqe të rrjeteve sociale për të cilat tha se nuk ju verifikohet përmbajtja qka për të është problematike dhe e bën rikthimin e mediave tradicionale edhe më të rëndësishme.

Bezos morri shembull dhe gazetën tjetër amerikane të njohur The New York Times për të cilën tha se së bashku me gazetën e tij i fitojnë shumicën e çmimeve gazetareske por se audienca po shkon tjetërkund.

“Çdo ditë e më shumë ne jemi bërë mediume vetëm për elitat. Më shumë e më shumë ne flasim vetëm ndërjmet vete” përfundoi Bezos.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top