“Tjetër non-grata?”/ Rama jep paralajmërimin: Kujdes se do ta merrni vesh shumë shpejt

Para se të mbyllte fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim. Ai tha se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “non-grata”. Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar Departamentit Amerikan të Shtetit, është duke e bërë punën. Për emrin e këtij politikani që po “gatuan” DASH, kryeministri tha se nuk duhet të presim gjatë.

“Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën. Gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë.”-,tha Rama.

Me këto fjali kryeqeveritari përfundoi deklaratën e tij 45 minutëshe para Kuvendit në interpelancën e kërkuar nga opozita, dhe u largua nga salla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top