Tjetër dosje në SPAK/ Ahmetaj: Mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd!

Në media sot ka qarkulluar lajmi se Arben Ahmetaj do të vihet nën akuzë për një dosje tjetër, atë të privatizimit të fabrikës së bukës në Tiranë. Sipas raportimeve ka rezultuar se Ahmetaj i ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 7 miliard lekëve ndaj familjes Myderizi pronare e mbi 50 % të aksioneve, tek ish ndërmarrja aksionere “Buka Sha”.

Për privatizimin thuhet se po hetohen edhe 12 persona te tjere me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari.

Por në një reagim publik në lidhje me këtë lajm, Arben Ahmetaj thotë se SPAK është përdorur sërish për ta nxjerrë atë si “delen e zezë”, kur në fakt, “koka e vërtetë e zezë” e kopesë është një tjetër. Ahmetaj thotë se “nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit”.

Por sipas tij, tashmë SPAK është përfshirë në një vrull politik për ta sulmuar duke iu bindur urdhrave politikë.

“Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet.

Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm” shkruan Ahmetaj.

“Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej
fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!” e mbyll Ahmetaj reagimin e tij.

Lapsi.al mwsoi se familja Myderizi ka bwrw dy kallwzime pwr çwshtjen e pronws sw saj nw fabrikwn e kompanisw “Buka sh.a”. Njwra nga paditw ishte pwr Ministrinw e Ekonomisw gjatw kohws kur ministwr ishte Arben Ahmetaj dhe padia tjetwr ishte pwr lejen e ndwrtimit nga bashkia qw drejtohet nga Erjon Veliaj. Por mw pas, familja e pronarwve wshtw twrhequr nga padia pwr lejen e ndwrtimit, pasi ka gjetur gjuhwn e pwrbashkwt me Veliajn.

Ish-zv.kryeministri është shpallur në kërkim, por ai vazhdon të mbajë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Ai akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.

STATUSI I PLOTE I AHMETAJT

Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.
Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.
Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.
Cili është thelbi i asaj dosje?
Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.
Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.
Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???
“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.
Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej
fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.
Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.
Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top