Titullarët pushim, në fushë ata që nuk kanë luajtur shumë: Kombëtarja në fushë sot ndaj Lihtenshtejnit

Në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në Hungari, në ora 20:00,
Shqipëria do të zhvillojë sonte miqësoren e parë nga dy të fundit përpara startit të kampionatit Europian. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Lihtenshtejnit, në një ndeshje që pak ka të bëjë me Euro 2024, duke qenë se vetë trajneri Sylvinho në lidhje me miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin ka pranuar: “Ideja ime është që të hedhim në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak. Dhe të rikuperojmë ata që kanë luajtur më shumë me klubet e tyre”.

Me pak fjalën, në fushë ata që nuk kanë luajtur shumë dhe në pankinë titullarët, pa harruar se Gjimshiti vetëm sot do të arrijë grumbullimin e Kombëtares në Austri. Kapiteni ka mbyllur impenjimet e tij me Atalantën, me humbjen 2-3 me Fiorentinën, në të cilën u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit dhe tani do jetë gati për teknikun Sylvinho.

Gjendja e skuadrës dhe atmosfera është shumë e mirë. Dje kuqezinjve i është bashkuar edhe Abrashi, ndërsa 27 lojtarë nën urdhërat e brazilianit do të bëhen vetëm pas paraqitjes së Gjimshitit. Gjithësesi, deri në 7 qeshor, kur është edhe dita e ndeshjes miqësore kundër Azerbaixhanit, Sylvinho duhet të eliminojë një emër nga lista, në afatin e fundit nga UEFA për të prezantuar 26 të përzgjedhurit për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Kundër Lihtenshtejnit, Sylvinho ka ndërmend të provojë disa lojtarë që nuk kanë marrë shumë hapësirë në ekipin kombëtar. Armando Broja pritet ta nisë nga minuta e parë këtë takim, duke qenë se nuk mori pothuaj fare minuta me Fulham. Edhe Arbër Hoxha mund të ketë shansin e tij në të majtë. Në krahun e djathtë do ta nisë Jasir Asani, që është titulluar i kombëtares, por nuk është aktivizuar fare me skuadrën e tij kohët e fundit. Ndërkohë minuta pritet të marrin edhe Gjasula, Laçi, të cilëve mund t’u jepet mundësia që në fillim, apo me lojën në vazhdim. Debutimi është i mundshëm edhe për ish-kapitenin e shpresave Medon Berisha.

Në mbrojtje, mungesa e Gjimshitit, do të bëjë që të luajë si titullar, në krah të Ardian Ismajlit, qendërmbrojtësi i Sassuolo Marash Kumbulla. E pamundur të jetë Ajeti nga minuta e parë, duke qenë se mbrojtësi nuk është 100% gati. Po ashtu mendohet që hapësirë t’i jepet edhe Naser Alijit, në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa portën kuqezi, pritet ta mbrojë nga minuta e parë Thomas Strakosha, duke qenë se Etrit Berisha vjen nga një dëmtim i gjatë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top