Tirana nxjerr “Xhixha”: prezantohet sulmuesi, tani tifozët bardheblu shpresojnë

Redon Xhixha bardheblu nuk është episodi i radhës i telenovelës që shfaqet sa herë hapet një dritare merkato, por një seri që shfaqet përpara javës së parë të fazës së tretë të kampionatit. 27 vjeçari ka zgjedhur të rikthehet te Tirana, pas 3 vjetësh mes më shumë Qarabag e më pak Belouizdad, e tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Sulmuesi ka një kontratë në Algjeri deri në vitin 2027, por aktivizimi i tij ka qenë me pikatore: vetëm 5 prezenca për 117′, kështu që raporti me Belouizdad është i thyer, duke hapur mundësinë e një huazimi të paktën deri në fund të sezonit. Xhixha për tu veshur bardheblu ka refuzuar oferta të tjera, mes tyre edhe Teutën e Partizanin. Sidoqoftë, zgjedhja është bërë dhe prezantimi i lojtarit është bërë sot, me një postim në faqen zyrtare të klubit.


Bardheblutë po shpejtojnë të ndërtojnë një skuadër që të mund të dalë nga ngrica e vendit të fundit dhe kanë vetëm gjysmë sezoni për ta bërë. Xhixha është një nga ata lojtarë që nuk ka nevojë për përshtatje: në aventurën e parë bardheblu, ai shënoi 32 gola në vetëm 55 prezenca, duke e lënë fanellën kryeqytetase pasi fitoi edhe trofeun e Lojtarit të Vitit. I aftë të luajë si qendërsulmues, por edhe si anësor, Xhixha është një përforcim i rëndësishëm për teknikun Nuhiu, që gjithashtu mirëpriti edhe rikthimin e Ernest.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top