Tirana në krizë të thellë, Partizani triumfon në derbi: Kryeqyteti vishet i kuq

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme dhe prestigjioze në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 0-2. Kjo sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, ku atmosfera elektrizuese nuk mjaftoi për t’i dhënë frymë bardhebluve në krizë të plotë.

Dominimi i të kuqve dhe krizë e bardhebluve
Të kuqtë e nisën ndeshjen me ritëm dhe vendosmëri, duke gjetur rrjetën që në minutën e 7-të me anë të Human. Ky i fundit shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit. Tirana u përpoq të reagonte, por pa arritur të krijonte rrezik të vërtetë.

Në pjesën e dytë, Partizani vazhdoi të kontrollonte lojën. Në minutën e 66-të, Xhulio Skuka vulosi fitoren me golin e dytë duke e çuar në ekstazë tifozërinë e kuqe.

Me këtë humbje, Tirana thellon edhe më shumë krizën e saj, duke mbetur e fundit në renditje me vetëm 7 pikë dhe pa shenja ringritjeje. Ndërsa skuadra e drejtuar nga Kërnaja ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke blinduar vendin e 6-të dhe duke mbajtur të gjalla shpresat për zonën e “Final Four”.


“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top