Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë dhe jashtë normales u regjistrua në kryeqytet në “Arenën e Demave” në përfundimin e finales së “Play Off”-it të kampionatit U-18 mes Partizanit B dhe Tiranës B.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 0-1, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të, duke u shpallur kështu kampionë të grupmoshës U-18.

Teksa gjithccka dukej se po mbyllej në paqe, dhuna masive shpërthue teksa një lojtar i Tiranës, vendos në flamurin e këndit fanellën bardheblu, dhe shkon për ta ngulur flamurin me fanellën e Tiranës në mesin e fushës.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga “Demat e Kuq”, duke bërë që në fushë të shpërthejë një dhunë masive, fillimisht mes lojtarëve, ndërkohë që më pas u futën edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli.
KLIKO LINKUN
Grushta dhe shkelma kokës si dhe dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top