Tirana, mes 11 qyteteve me kujdesin më të dobët shëndetësor

Një sistem më i mirë shëndetësor publik mund të përmirësojë cilësinë e jetës. Tirana, kryeqyteti shqiptar është vlerësuar me 48 pikë sipas Indeksit të Kujdesit Shëndetësor sipas qyteteve 2023, duke u renditur në vendin e 255 nga 266 qytetet e botës.

Indeksi rendit sistemet shëndetësore bazuar në faktorët e mëposhtëm, si:

–Infrastruktura për kujdesin shëndetësor.

-Kostot.

-Ofruesit e kujdesit shëndetësor si mjekët, infermierët dhe personeli tjetër mjekësor.

-Qasje në medikamente me cilësi të lartë.

Rajoni, më mirë…

Qytetet e rajonit renditen më mirë krahasuar me Tiranën.

Qytetet bullgare, Varna dhe Sofja të vlerësuar përkatësisht me 62.2 dhe 57.4 pikë renditen në indeks në vendin e 192 dhe 217. Kryeqyteti serb Beogradi vlerësohet me 53,5 pikë dhe zë vendin e 238. Po ashtu një tjetër qytet i Serbisë përfshihet në renditje. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në Novi Sad vlerësohet me 50,4 pikë dhe renditet dy vende para Tiranës, në vendin e 248-të.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi renditet në vendin e 234 me 54.5 pikë. Në indeks nuk përfshihet asnjë qytet i Malit të Zi dhe i Kosovës.

 

Qyteti me shërbimin më të mirë shëndetësor: Taipei (Tajvan ROC) 86,4 pikë.

Sistemi i kujdesit shëndetësor tajvanez, beson se të gjithë meritojnë akses në kujdesin shëndetësor. Kostoja për pacientin është e ulët. Përveç kësaj, qeveria ka krijuar iniciativa të specializuara për kujdesin shëndetësor. Si dëshmi e mbulimit, pacientët marrin një kartë ID, që përmban të dhënat e tyre mjekësore. Programi Tajvanez funksionon jashtëzakonisht mirë: 1% e financimit total i kushtohet shpenzimeve administrative.

Kujdesi shëndetësor përfshin kujdesin spitalor, kujdesin parësor, medikamentet me recetë dhe mjekësinë tradicionale kineze. Pagesa të përbashkëta kërkohen kur pacientët konsultohen me një mjek, plotësojnë një recetë ose vizitojnë urgjencën. Sidoqoftë, këto pagesa janë zakonisht modeste, mesatarisht 12 dollarë ose më pak.

Pacientët me të ardhura më të vogla kanë të drejtë për reduktime shtesë të kostove. Pacientët me të ardhura më të larta, mund të blejnë sigurime private për shërbimet, që nuk mbulohen nga sistemi.

Qeveria e qytetit të Taipeit, ka bashkuar forcat me Departamentet e Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komisionin e Ligjeve dhe Rregulloreve, për të promovuar “Shërbimet Telecare Taipei” (Taipei Telecare Services). Kjo kontribuon në promovimin e plakjes së shëndetshme në nivel lokal, zhvillimin e një sistemi të kujdesit gjithëpërfshirës dhe paqësor për të moshuarit, rritjen e mirëqenies në vendin e punës dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike./ Monitor

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top