Tirana me mision të vështirë ndaj Kukësit, klubi bardheblu kërkon ndihmën e tifozëve

Tirana-Kukësi do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” ora 18:00, paralelisht me duelin tjetër gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Egnatia.

Një ndeshje ku bardheblutë duhet patjetër të fitojnë minimalisht me një diferencë me dy gola në mënyrë që të zhvlerësojnë humbjen 2-0 të pësuar në Kukës dy javë më parë.

Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë.

Tirana vjen e plotë në sfidën e Kupës, ndërkohë në këtë moment që flasim, bardheblutë janë në formën e tyre më të mirë. Skuadra nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Tri ndeshje rresht ka Tirana që nuk pëson gol në kampionat.

Një shenjë e mirë, duke pasur parasysh që bardheblutë kanë pësuar deri tani 46 gola. Tirana gjithashtu ka marrë fitoren e dytë rresht pas 3 muajsh.

Dy gola për t’u përmbysur dhe derbi, Fagu: Tirana synon Kupën dhe kampionatin
Ndërkohë, dje klubi ka nxjerrë në treg edhe biletat, teksa është vënë re një ulje e çmimeve. Gjithçka nis nga 3 mijë lekë të vjetra në sektorët anësorë të stadiumit “Air Albania”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top