Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

Tirana nuk është ende e shpëtuar. Pogradeci nuk është ende në Superiore. Duhen edhe 90 minuta, ndoshta edhe më shumë, por këtë herë përballë njëra-tjetrës që të përcaktohet se cila nga dy skuadrat do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Ndeshja finale e play-out, ku bardheblutë e Shkëmbit e Pogradeci i teknikut Ardian Mema do të kërkojnë fitoren do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik. Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë. Një rrugëtim i vështirë, ku iu desh të fitonte dy derbi në katër javët e fundit, vendimtare ai me Dinamon në javën e fundit, për të lënë pas Skënderbeun e Laçin.

Pogradeci, nga ana tjetër, arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0. Dy fitore befasuese për skuadrën e teknikut Mema, që tani e gjen veten përballë së shkuarës. Mema, me ADN bardheblu e ish-teknik i Tiranës, tani duhet të zbresë ekipin e tij të zemrës nga kategoria për të ngjitur atë që drejton. Një pozitë që natyrisht tekniku nuk do të dëshironte të ishte, por që fati e ka vënë përballë…

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top