Tifozët nuk e duan më Mbappé: “fuera” bëhet komenti i vetëm në postimin e Real Madrid

“Fuera. Mbappé out”. Llogaria në rrjetet sociale e Real Madrid është pushtuar nga tifozët e “Blancos”, të cilët kanë shfrytëzuar një postim të klubit mbi stërvitjen e zhvilluar dje për t’u hedhur kundër Kylian Mbappé. Arratisja e tij romantike në Itali, në Sardenjë, në shoqërinë e aktores Ester Expósito ka zemëruar mbështetësit e “Merengues”, të cilët tani, pikërisht dy vite pas mbërritjes së tij, e duan francezin larg Madridit.

Për disa, dëmtimi i 27-vjeçarit, i marrë gjatë barazimit 1-1 kundër Betis Sevilla, mund të jetë një justifikim për t’u distancuar nga Real Madrid.

“Fuera” dominon komentet për Mbappé
L’Equipe raporton këtë mëngjes se lojtari dëshironte të distancohej si nga dhoma e zhveshjes ashtu edhe nga stafi teknik, duke shfrytëzuar ndalesën për shkak dëmtimi. Marrëdhëniet e tensionuara me shokët e skuadrës kanë bërë pjesën tjetër. Por tifozët e Realit nuk e falin dhe kështu kanë nisur sulmin duke shkruar mijëra herë të njëjtën frazë në postimin që paraqet pikërisht Mbappé me mbishkrimin “Fuera”.

Një mesazh i qartë në prag të një ndeshjeje si ajo kundër Barcelonës në Clasico, që vlen një sezon të tërë. Mbappé është rikthyer në Madrid dhe ka rifilluar programin e rikuperimit në Valdebebas, duke u angazhuar maksimalisht për të qenë gati për sfidën e fundjavës në Camp Nou.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të varet nga vizita mjekësore, e cila do të përcaktojë mundësitë e tij për të zbritur në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Lojtari po përpiqet të rikuperohet duke tentuar në këtë mënyrë të rifitojë edhe besimin e publikut madrilen.


Video virale e mbërritjes së Mbappé
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet pikërisht mbërritja e Mbappé në qendrën stërvitore të Real Madrid. Lojtari ndalet për të firmosur disa autografe dhe në një moment një gazetar i përsërit të paktën 3 herë të njëjtën pyetje: “Do të jesh kundër Barcelonës?”. Mbappé bën sikur nuk dëgjon deri sa, pak para se të largohet dhe të hyjë në qendrën stërvitore, përgjigjet shkurt: “Nuk e kuptoj”.

Pra, situata nuk është aspak e lehtë për lojtarin, i cili po kalon krizën e tij më të madhe që prej ardhjes te Real Madrid.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top