Tifozët e Manchester City largohen nga stadiumi golit të tretë: “Ishte një m*t”

Tifozët e Manchester City braktisën stadiumin Santiago Bernabéu kur ende mbeteshin edhe 30 minuta nga fundi i ndeshjes ndaj Real Madrid, e cila vulosi eliminimin e “Citizens” nga Champions League. Mbështetësit anglezë ishin shumë të zemëruar për rezultatin 3-0 në atë moment dhe nuk donin të shihnin më asgjë nga ndeshja pas tripletës së Kylian Mbappé.

Gazeta spanjolle Marca mblodhi disa dëshmi nga tifozët, të cilët ishin shumë kritikë ndaj ekipit dhe Pep Guardiolës: “Ishte një m*t, “Ky ishte një turp”, “Pep Guardiola duhet të largohet”, “Jemi të tmerrshëm”, “Prioritet iu dha ndeshjes kundër Liverpool në vend të kësaj”, “Mbrojtësit tanë po dridheshin”. Vetëm njëri prej tyre pranoi se “fitoi ekipi më i mirë”, ndërsa reagimet e tjera ishin shumë të ashpra ndaj trajnerit dhe lojtarëve të tij.

Tifozët anglezë largohen nga stadiumi në minutën e 62′
Tripleta e Mbappé i dha goditjen përfundimtare Manchester City në ndeshjen e kthimit, pas fitores 3-2 që skuadra e Carlo Ancelottit kishte marrë në “Etihad Stadium” javën e kaluar.

Pas disfatës në Madrid dhe eliminimit nga Champions League, Pep Guardiola nuk u fsheh: “Kur përfundon i 22-ti në turne, do të thotë që nuk kemi qenë të mirë. Ky është sezoni ynë më i keq. Nuk kemi ritmin që ka Real për momentin, donim të bënim shumë pasime dhe pësuam gol herët, pastaj erdhi dhe i dyti… Nëse luan një ndeshje të hapur kundër tyre, ata janë shumë të mirë. Kam hasur Realin më të mirë të viteve të fundit, janë të aftë të mbajnë topin gjatë, të mbrohen, të vrapojnë, të sulmojnë kur duan. Asgjë, përgëzime”.

I eliminuar nga Champions League nga Real Madrid, Pep Guardiola u detyrua të përballonte edhe talljet e tifozëve të Bernabéut, të cilët i bënin thirrje që të qëndronte në pankinën e City. Pas ndeshjes, trajneri i “Citizens” u pyet nëse kishte “forcën” për të përballuar këtë sfidë: “Sepse në Angli thonë që do të të shkarkojnë, ndërsa në Bernabéu të thonë të qëndrosh. Ke forcën të qëndrosh?”. Në atë moment, trajneri katalanas arriti të shqiptonte fjalën “po” nëntë herë dhe shtoi: “Dua të vazhdoj”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top