Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .

Komediania u prit me reagime pasi Pop Crave postoi një video të saj duke ndjekur artisten në prapaskenë në shfaqjen e çmimeve të 12 shtatorit.

Në klip, Haddish thirri me zë të lartë emrin e Shakira-s t, ndërsa kjo e fundit bënte foto me fansat. Në fund të videos, aktorja iu afrua artistes e cila po mbante dy trofetë e saj Moon Person dhe pozoi me të.

Pasi postimi i Pop Crave mori reagime negative, Haddish u përgjigj duke shkruar: “Kur njerëzit bëjnë video ose flasin keq për mua thjesht them: Faleminderit të gjithëqë më bëtë më të famshme dhe më të rëndësishme.”
Por do të duhej shumë më tepër sesa një foto në tapetin e kuq për të prishur natën e madhe të Shakirës në VMA 2023.

Përveç dy çmimeve këngëtarja e “Gypsy” ngriti të gjithë turmën në këmbë me një performancë përpara se të pranonte çmimin Vanguard Award, e cila njeh arritjet e një artisti. Këngëtarja performoi disa hite të saj duke përfshirë: “She Wolf”, “Te Felicito”, “Objection (Tango), “Whenever, Whereever” dhe “Hips Don’t Lie”.

Gjatë fjalimit të pranimit, ajo falënderoi MTV-në, labelin e saj, prindërit dhe fëmijët , Milanin, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, të cilët e shoqëruan në ceremoni. Shakira e përfundoi fjalimin duke falënderuar fansat e saj.

“Dhe, veçanërisht, dua ta ndaj këtë çmim me fansat e mi, të cilët, gjithmonë më mbështesin ”, tha ajo. “Faleminderit shumë që më ndihmoni të luftoj të gjitha betejat e mia.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top