‘Ti do shkosh në finale’: Luizi i ‘premton’ Jorit finalen

Jori është banorja e radhës që i premtohet finalja nga Luizi. Ky i fundit shpesh herë u ka thënë banorëve të ndryshëm se do i marrë ata në finale.

Mbrëmjen e kaluar, pas spektaklit, Luizi e pyeti Jorin nëse ajo do kishte dëshirë të mbërrinte deri në finale.

Jori tha se ajo që kur është futur në shtëpi, nuk ka hyrë me atë qëllim, por do kishte dëshirë të shkonte deri në natën finale.

Sipas saj, nëse dikush nga banorët që kanë mbetur në shtëpi gabon, atëherë lirohet një vend për të në finale.

Luizi i tha Jorit se ai do rregullojë një vend për të në finale. Kjo e fundit buzëqeshi dhe nuk e ngacmoi më shumë atë. Pritet të shihet në ditët në vijim nëse premtimi i Luizit është bosh si në të gjitha rastet e tjera, apo nëse këtë herë, vërtetë do e mbajë fjalën.

 

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top