Thiago Motta mund të shkarkohet para Botërorit për Klube: ultrasit njoftojnë prosteta

Thiago Motta duket gjithnjë e më larg Juventus për sezonin e ardhshëm. Trajneri nuk gëzon më mbështetjen e plotë të klubit dhe në fund të sezonit do të bëhen vlerësime mbi të ardhmen e tij. Shkarkimi mund të ndodhë para Kupës së Botës për Klube, nëse drejtuesit nuk do të jenë të kënaqur me ecurinë e skuadrës gjatë muajve të fundit të sezonit 2024-2025, jo vetëm përsa i përket rezultateve (me katërshen e parë si objektiv të detyrueshëm), por edhe për rritjen teknike dhe shpirtin e grupit.

Pas rrëfimit anonim të një futbollisti të Juventusit në lidhje me teknikun Thiago Motta, të raportuar së fundmi (“Dhoma e zhveshjes nuk e duron më”), situata për trajnerin duket gjithnjë e më e ndërlikuar dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e mundshëm për zëvendësimin e tij.

Shkarkimi mund të ndodhë para Kupës së Botës për Klube
Deklaratat e DS Cristiano Giuntoli në mbrojtje të Thiago Motta (“Nuk është në diskutim”) janë pasojë e momentit, por besimi te trajneri mbetet i lidhur ngushtë me rezultatet dhe menaxhimin e skuadrës në këtë fazë të fundit të sezonit. Kualifikimi në Champions League është një objektiv thelbësor për vazhdimësinë e projektit, por nuk mjafton vetëm kaq. Konfliktet brenda dhomës së zhveshjes nuk duken më si thjesht hipoteza, por si realitet.

Drejtuesit e rinj të klubit dëshirojnë të nisin një cikël të ri, një qëllim i shpallur që verën e kaluar, por për ta arritur këtë, duhet të krijohen themele të forta brenda grupit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë gjithçka do të rrezikohet.

E ardhmja e italo-brazilianit Thiago Motta do të varet nga kualifikimi në Champions League dhe nga mënyra se si ai do ta menaxhojë grupin në muajt e ardhshëm. Nëse skuadra do të tregojë përmirësim dhe pjekuri në ndeshjet e fundit, atëherë projekti mund të vazhdojë me të. Në të kundërt, raporti mes klubit dhe trajnerit mund të përfundojë para Kupës së Botës për Klube, e cila do të zhvillohet në SHBA midis mesit të qershorit dhe mesit të korrikut. Ky turne veror mund të shërbejë si një provë për të bërë vlerësimet përfundimtare për sezonin e ri.

Ultrasit paralajmërojnë protestë kundër skuadrës dhe klubit
“Ne jemi ata që ju ndjekim kudo. E kemi gjithmonë Juventus në mendje, shi, borë, akull, diell – jemi gjithmonë të pranishëm. Ju kemi dhënë besim, kemi dashur të besojmë duke ju mbështetur me entuziazëm dhe sakrifica. Fatkeqësisht, sot kemi arritur në pikën ku nuk mund ta durojmë më një projekt që duket i dështuar, ku asgjë nuk ka një logjikë ose një zhvillim të kuptueshëm. Nuk është më e pranueshme sjellja juaj e pakujdesshme ndaj një fanelle historike si ajo e Juventus: do ta ndjeni pakënaqësinë tonë, me shpresën që t’ju zgjojë, ju lojtarëve, trajnerit dhe drejtuesve, një shkëndijë që mund të shpëtojë, të paktën pjesërisht, një sezon katastrofik – siç nuk ka ndodhur prej 14 vitesh.”

Me një komunikatë të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, disa grupe të organizuara të tifozëve të Juventusit (Drughi Bianconeri, Primo Novembre 1897, Nord Est, Viking dhe Nab) kanë shpallur protesta ndaj skuadrës dhe klubit.

“Ftojmë të gjithë tifozët juventinë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet dhe të marrin pjesë në demonstrimin e pakënaqësisë sonë, si nesër ashtu edhe të hënën në Allianz Stadium. Të dielën në 19:45 në sheshin përpara kurbës jugore dhe më pas në J Hotel, ne nuk d

o të dorëzohemi kurrë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top