Theo Hernandez, i thotë ‘po’ Bayern Munich: Milan i detyruar ta shesë me ‘vullnetin e lojtarit’

Lajmet që vijnë nga Spanja i bëjnë tifozët e Milan të dridhen, tashmë në mosmarrëveshje të hapur me klubin. Bayern Munich tashmë ka një marrëveshje me Theo Hernandez për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar francez në Bundesligë në verën e ardhshme. Bavarezët duket se janë të destinuar të humbasin Alphonso Davies, në drejtim të Madridit. Ata e kanë patur vëmendjen te anësori i Milan prej kohësh, pasi kishin në radhët e tyre edhe vëllain e tij Lucas, tani te PSG.

Lajmin e raporton me vendosmëri Mundo Deportivo, e cila flet për një marrëveshje në parim të gjetur tashmë mes Bayern dhe Theo Hernandez. E gjitha kjo pavarësisht një kontrate të vlefshme deri në vitin 2026 dhe deklaratave për qendrim të francezit. Për gazetën spanjolle, Theo, do të jetë lojtari i sakrifikuar për të arkëtuar para dhe për të vazhduar ristrukturimin e skuadrës së kuqezinjve në verë. Ristrukturim që, në fakt, filloi në 2023 me shumë nënshkrime mes mesfushës dhe sulmit.

Në Spanjë, e lidhin këtë interes të rinovuar dhe përshpejtim të papritur edhe me marrëveshjen që do të sillte Alphonso Davies te Real Madrid. Në moshën 23-vjeçare, anësori kanadez nuk e rinovoi kontratën e tij që skadon në 2025 me Bayern, duke forcuar transferimin e tij në Madrid. Një opsion që Bayern do ta vlerësojë vetëm pasi të ketë identifikuar një zëvendësues të përshtatshëm, siç është Theo Hernandez.

Sërish sipas Mundo Deportivo, Manchester United, Chelsea dhe Al Hilal janë gjithashtu ndër klubet e interesuara për Theo Hernandez. Vetëm se francezi e ka bërë të qartë preferencën e tij për transferimin në Bavari.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top