Thellohet pabarazia mes pensionistëve dhe të punësuarve në 5 vitet e fundit

Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensionet.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%. Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50.6 për qind e pagës mesatare bruto.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.
Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet ne vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetore. Për këtë vit pritet një indeksim gjatë vjeshtës në tetor, me ritmet e inflacionit. Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri, por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.
Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,621 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet./ Monitor

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top