Thellohet debati në SHBA për Izraelin, Newsom vë në dyshim mbështetjen ushtarake

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, një demokrat që konsiderohet gjerësisht si kandidat i mundshëm për president, këtë javë bëri kritika të forta ndaj Izraelit, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë mbështetjen ushtarake për vendin, të cilin ai e krahasoi me një shtet aparteidi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Komentet e Newsom pasqyrojnë një ndryshim të fortë brenda Partisë Demokratike, e cila vitet e fundit është bërë më kritike ndaj Izraelit. Ndërsa në të kaluarën drejtuesit e partisë ishin kryesisht të bashkuar në mbështetje të aleatit amerikan, shumë demokratë të njohur kanë marrë kohët e fundit një qëndrim më konfrontues.

Duke folur të martën në një aktivitet për promovimin e kujtimeve të tij të sapobotuara, në një diskutim me drejtuesit e podcastit politik Pod Save America, Newsom u pyet nëse SHBA duhet të konsiderojë “rishikimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin”.

“Më vjen shumë keq, sepse udhëheqja aktuale në Izrael po na çon drejt asaj rruge ku nuk mendoj se ke zgjidhje tjetër përveçse ta marrësh në konsideratë këtë,” u përgjigj ai.

Ai tha më herët gjatë diskutimit se disa “po flasin për këtë, me të drejtë, si një lloj shteti aparteidi”, një akuzë që Izraeli e ka mohuar fuqishëm dhe në mënyrë të përsëritur.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar rënie të mbështetjes për Izraelin mes publikut amerikan, një prirje që është veçanërisht e theksuar mes demokratëve. Ndërsa qendra e gravitetit brenda partisë është zhvendosur, disa figura mbeten mbështetës të fortë të Izraelit, duke krijuar një debat të ashpër të brendshëm që po zhvillohet edhe në zgjedhjet paraprake të Kongresit këtë vit.

Newsom ka qenë për vite me radhë një mbështetës i fortë i Izraelit, duke udhëtuar atje menjëherë pas sulmeve të Hamas më 7 tetor 2023 për të takuar udhëheqësit izraelitë dhe familjet e atyre që ishin rrëmbyer ose vrarë. Por kohët e fundit ai ka ndryshuar disi qëndrimin e tij, duke theksuar çështjet ku po distancohet nga qeveria izraelite dhe aleatët e saj.

Ai tha së fundmi se “kurrë nuk do” të pranojë para nga Komiteti Amerikan për Çështjet Publike Izraelite, një grup lobues pro-Izraelit që është bërë një vijë ndarëse mes demokratëve. Ndërsa super-PAC, i AIPAC deri tani është përfshirë vetëm në gara federale, ai ka tërhequr kritika për shpenzimet e mëdha në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike.

Komentet e Newsom tregojnë se mbështetja për Izraelin vazhdon të jetë një çështje përçarëse brenda Partisë Demokratike dhe ka gjasa të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet paraprake presidenciale të partisë në vitin 2028.

“Po flasim për ndryshim regjimi?” tha Newsom të martën në mbrëmje, duke iu referuar sulmit të fundit ndaj Iran, të kryer bashkërisht nga SHBA dhe Izraeli. “Prej dy vitesh ata nuk kanë qenë në gjendje as të zgjidhin çështjen e Hamasit në Izrael.”

Ai theksoi se vendimi i administratës së Donald Trump për të goditur Iranin dukej se ishte ndikuar fort nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili për muaj të tërë kishte shtyrë presidentin drejt një sulmi.

“Ai ka problemet e veta të brendshme,” tha Newsom për Netanyahun. “Po përpiqet të qëndrojë jashtë burgut. Ka zgjedhje që po afrohen. Mund të jetë në një situatë të vështirë. Ka njerëz — të vijës së ashpër — që duan të aneksojnë Bregun Perëndimor.”

I pyetur për të sqaruar komentet, Izzy Gardon, zëdhënës i Newsom, tha se guvernatori “beson në të drejtën e Izraelit për të ekzistuar — dhe në të drejtën e tij për t’u mbrojtur. Pikë.”

Ai shtoi se “guvernatori po thotë një të vërtetë të vështirë”, duke fajësuar Trump dhe Netanyahun për “dërgimin e Izraelit në një rrugë që kërcënon sigurinë e Izraelit — një demokraci dhe aleati më i afërt i Amerikës në Lindjen e Mesme — si dhe sigurinë e izraelitëve dhe hebrenjve amerikanë”./NYTimes.com

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top