The Times: Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë!

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë për të ushtruar detyrat e tij, sipas një memoje diplomatike të cituar nga The Times.

Informacioni, i pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane, pritet të ndikojë në balancat e brendshme të pushtetit në Iran, në një moment të tensionuar për rajonin.

Sipas medias britanike, vlerësimi i inteligjencës bazohet në informacione të siguruara nga shërbimet amerikane dhe izraelite, të cilat thuhet se janë ndarë edhe me vendet e Gjirit. Në dokument theksohet se Khamenei ndodhet në qytetin e Qom dhe nuk është në gjendje të marrë pjesë në vendimmarrje, pas plagosjes së supozuar gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.

Edhe pse këto informacione nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Teheran, publikimi i tyre pritet të nxisë debat të fortë mbi stabilitetin politik dhe vijimësinë e udhëheqjes në vend. Zhvillimet vijnë në një moment kritik, ndërsa tensionet rajonale mbeten të larta dhe afati i ultimatumit të Donald Trump po afron.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top