The Guardian: Lara Colturi e Shqipërisë e dyta në botë në dtën e ditlindjes

Vendi i dytë në botë në Kupën e Botës nga skiatoria që mbron gjyrat e Shqipërisë, Lara Colturi, nuk i ka shpëtuar as gazetës prestigjoze britanike The Guardian. Një një artikull për këtë garë, të fituar nga amerikanja e padiskutueshme, Mikaela Shiffrin, gazeta shkruan: “Shqiptarja Lara Colturi përfundoi e dyta në ditëlindjen e saj të 19-të, ndërsa bashkëkombësja e saj gjermane Emma Aicher zuri vendin e tretë, duke arritur kështu podium”.

Në garën e zhvilluar këtë fundjave në Levi, të Finlandës, Colturi rivalizoi denjësisht me amerikane e padiskutueshëm. The Guardian shkroi: “Shqiptarja me origjinë italiane, Colturi, duket të jetë një nga lojtaret e afta për të sfiduar Shiffrin pas dy vrapimeve mbresëlënëse, megjithëse do të duhet të presë edhe pak para se të fitojë fitoren e saj të parë në Kupën e Botës”.

Paraqitjet fantastike të Lara Colturit të cilën e përditshma e konsideron si një sfidante të denjë për Shiffrin mbajnë gjallë shpresat për një medalje të parë olimpike për Shqipërinë në Lojërat olimpike dimërore që do zhvillohen në  Milano-Cortina gjatë shkurtit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top