The Guardian: Izrael-Hamas afër marrëveshjes për armëpushim

Izraeli dhe Hamasi duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje për njëarmëpushim dhe lirimin e disa prej pengjeve që ende mbahen nga grupi militant në Gaza. Sipas “The Guardian”, lajmi vjen pasi agjencia e OKB-së për fëmijë ka paralajmëruar se 17,000 fëmijë kanë mbetur pa familje prej kur ka nisur konflikti. Katari, i cili ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, tregoi se grupi militant kishte dhënë mbështetjen fillestare për një marrëveshje pas javësh negociatash delikate dhe të fshehta.

Një zyrtar i Katarit sqaroi më vonë për Reuters se “ende nuk kishte asnjë marrëveshje” dhe se megjithëse shtuan se Hamasi e kishte pritur pozitivisht propozimin. Sipas tyre, ende po presin përgjigje. Një këshilltar i shefit të Byrosë Politike të Hamasit me bazë në Katar, Ismail Haniyeh, tha: Nuk mund të themi se faza aktuale e negociatave është zero dhe në të njëjtën kohë nuk mund të themi se kemi arritur një marrëveshje.

Propozimi parashikon armëpushim rreth gjashtë javë, në të cilën palestinezët në Gaza do të lejohen të lëvizin lirshëm rreth bregut, ndërsa pengjet do të lirohen në tre faza në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael. Sipas raportimeve në mediat hebraike, gratë, fëmijët dhe të burgosurit e sëmurë dhe të moshuar që mbahen nga Hamasi do të lirohen së pari, pastaj ushtarët femra në fazën e dytë. Do të ketë rritje të ndihmave humanitare të lejuara në Gaza nga Izraeli.

Në fazën përfundimtare, më të ndjeshme, ushtarët e vegjël dhe trupat e pengjeve të vdekur do të liroheshin. Megjithë optimizmin se të dy palët mund të jenë më afër një marrëveshjeje, çdo marrëveshje përballet me pengesa të konsiderueshme, pasi Hamasi mësohet se kërkon lirimin e 150 të burgosurve palestinezë në këmbim të secilit peng.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top