Teuta i fik dritat kampionëve, Egnatia humbet penallti në shtesë: barazon Bylis

Egnatia humbet ndeshjen dhe kreun në javën e 18 të Superiores. Rrogozhinasit u mposhtën 2-1 nga Teuta, duke humbur shansin ideal për të barazuar në kohën shtesë, kur Zejnullai gaboi nga 11 metra. Merr frymë Teuta, ndërsa Egnatia qendron tani në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Partizanin. Skënderbeu shpenzoi dy gola duke lejuar rikthimin e Bylis në një 2-2 që mban korcarët e Ernest Gjokës në vendin e fundit.

Një ndeshje emocionuese dhe plot dramacitet mes Skënderbeut dhe Bylisit përfundoi me një barazim 2-2 në Korçë, duke i dhuruar tifozëve një duel të paharrueshëm në javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Skënderbeu kaloi i pari në avantazh falë një goditjeje të saktë nga Rashica, i cili vijon të jetë lideri i padiskutueshëm i ekipit.

Reagimi i Bylisit erdhi shpejt me Përgjonin, që barazoi rezultatin në mënyrë të papritur. Korçarët nuk vonuan dhe morën sërish epërsinë falë një supergoli nga Bismark, duke e çuar publikun vendas në ekstazë. Por ballshiotët nuk u dorëzuan dhe në fund të pjesës së parë arritën të barazonin sërish me një gol të fuqishëm nga Berko.

Në fraksionin e dytë, loja u shoqërua me ritëm të lartë dhe raste të shumta nga të dyja palët. Portieri Alia i Skënderbeut u shfaq vendimtar me disa pritje të jashtëzakonshme, duke mbajtur gjallë shpresat për tre pikët. Nga ana tjetër, trajneri Dede i Bylisit diti të bëjë ndryshimet e duhura, duke i dhënë më shumë freski ekipit të tij.


Minutat e fundit u karakterizuan nga një intensitet i jashtëzakonshëm dhe përplasje nervash, por asnjë prej ekipeve nuk arriti të marrë maksimumin. Ky rezultat i jep një pikë të rëndësishme Bylisit në luftën për mbijetesë, ndërsa Skënderbeu humbet një mundësi të mirë për t’u ngjitur më lart në renditje.

Teuta i shpëton krizës me një fitore të vështirë ndaj Egnatias
Pas më shumë se dy muajsh pa fitore në kampionat, Teuta arriti të thyejë mallkimin duke mposhtur Egnatian me rezultat 2-1 në Durrës. Kjo fitore i largon durrsakët nga fundi i tabelës dhe i rikthen shpresat për një sezon më të qetë. Egnatia pësoi një gol blitz, mbeti pa drita për pak minuta në Niko Dovana, për një defekt elektrik dhe në fund gaboi edhe penalltinë. Ditë jo për rrogozhinasit.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Teutën, e cila gjeti golin që në minutat e para me një realizim të saktë nga Boçi. Me këtë epërsi, skuadra e trajnerit Shkëmbi kontrolloi lojën dhe bllokoi me sukses ofensivat e Egnatias gjatë pjesës së parë. Pjesa e dytë filloi me golin e dytë për Teutën, kur Toma shënoi pas një aksioni të mirë të organizuar, duke menduar se ndeshja ishte mbyllur. Por Egnatia nuk u dorëzua dhe gjeti rrjetën me anë të Bakajokos, duke rikthyer presionin në kampin vendas.

Moment dramatik erdhi në minutat shtesë, kur Egnatia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it. Por Zejnullai, nën presionin e madh të momentit, gaboi rëndë duke dërguar topin mbi traversë. Ky gabim i dha Teutës tre pikë jetike që e largojnë nga zona e ftohtë e renditjes, ndërsa Egnatia humbi një mundësi të artë për të marrë të paktën një pikë. Kjo fitore shënon një kthesë të rëndësishme për Teutën, e cila shpreson të vazhdojë me rezultate pozitive në javët e ardhshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top