Tetova i prirur të përdorë “asin nën mëngë”: Isgandarli në vend të ‘shpenzuesit’ Paulauskas

Statistikisht dominuan vajtjen në transfertë kundër Ararat Armenia. E këtë herë Edlir Tetova kërkon ta fitojë edhe me rezultat. Në këtë pikë gjërat për tu bërë nuk janë shumë. Por Egnatia e tij ka nevojë për ndonjë përmirësim ingranazhesh, për të shkuar te ai goli që do të clironte më pas psikologjikisht edhe skuadrën. E sigurtë se nuk do të ketë lëvizje të mëdha, me teknikun që do të rikonfirmojë pjesën më të madhe të zgjedhjeve të bëra në transfertën armene. Por goli duket se ka një ilaç dhe quhet: Vüsal Isgandarli.

E megjithatë, duhet zgjidhur çështja e golit për të mos ngarkuar gjithë përgjegjësinë te Dwamena. Rastet e shumta të humbura kërkojnë reflektim. Të gjithë e kanë të fiksuar momentin kur Paulauskas, përballë portierit, e shënjestroi këtë të fundit në fytyrë. Apo edhe Kasa që shpenzoi një kundërsulm brilant. Sidoqoftë, është lituanezi ai që mund të humbasë vendin, sepse tashmë është gati të bëjë diferencën Vüsal Isgandarli. Azerbajxhanasi erdhi pikërisht për të zgjidhur situatat para portës në këtë merkato. Tani 27 vjeçari është njohur me ekipin dhe mund të jetë lëvizja vendimtare e Tetovës.

Tekniku rrogozhinas ka dhe një tjetër ide për mesfushën, ku spikat Alessandro Ahmetaj. Mesfushori i lindur në Itali dhe i transferuar nga Gorica është në dualitet me Zejnullain. Idea teknikut është për t’i dhënë më tepër progression në ¾ e fushës. Prapavija pastaj nuk do të ketë asnjë ndryshim, me Sherrin që do të ruhet nga katërshja defensive: Musta, Memolla, Malota e Fangaj.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Portier: Sherri

Mbrojtës: Fangaj, Memolla, Malota, Musta

Mesfushorë: Ahmetaj (Zejnullahi), Aleksi, Fernando

Sulmues: Kasa, Isgandarli (Paulauskas), Dwamena

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top