Tërmeti tragjik në Marok i mori jetën një klase të tërë nxënësish

Një ngjarje prekëse dhe tepër e rëndë ka ndodhur për një mësuese në Marok, nxënësit e së cilës humbën jetën nga tërmetin 6.8 ballë që goditi vendin një javë më parë.

Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh – por Adaseel, fshati malor që ishte shkolla e nxënësve të saj, ishte më afër epiqendrës.

Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët.

Ajo zbuloi se të 32-të – nga 6 deri në 12 vjeç – kishin vdekur.

“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigja erdhi disa orë më vonë: ‘Ata kanë vdekur të gjithë’.

“Imagjinova sikur po mbaja fletën e frekuentimit të klasës sime dhe t’i vendosja një rresht, derisa të kisha gërvishtur 32 emra; ata tani kanë vdekur të gjithë”, tha ajo për BBC.

E pazakontë në Greqi/ Tufa e deleve konsumon 100 kg kanabis

BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte

Blinken: Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit

Franca “nuk do t’i mirëpresë migrantët” nga Lampeduza

Stefanos Kasselakis, surpriza e zgjedhjeve për lidershipin e Syrizas

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top