Tërmeti në Mianmar/ Kryeministri i Tajlandës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri Phatthongthaung Shinawatra shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tajlandë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin. Gjithashtu në një postim në X, ai përmendi se do të zbatohet një sistem paralajmërimi për celularët.

Ai shtoi gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes e Tajlandës dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme do të marrin përgjegjësinë për të siguruar që asnjë civil të mos jetë në rrezik dhe se Ministria e Mjedisit do të vlerësojë efektet e tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të pasojë.

Ministria e Shëndetësisë u udhëzua gjithashtu që të përgatisë spitalet dhe njësitë e urgjencës mjekësore në zonat me rrezik të lartë. Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top