Tërmeti me magnitudë 4 ballë godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Kosovën, në orët e para të ditës së sotme. Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në orën 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Thellësia e tërmetit ishte 16 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera të Kosovës, në Kukës dhe në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në orën 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top