Një tërmet u shënua mëngjesin e sotshëm në Greqi, i cili u ndje në Atikë. Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës bëri të ditur se rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 101 km në jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 16 km në verilindje të Leonidios.