Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë në detin Egje ndjehet në Greqi dhe Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot në detin Egje pranë ishullit Kalymnos në Greqi dhe është ndjerë edhe në Bodrum të Turqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar nëntë kilometra në lindje të ishullit, raporton Protothema. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej pesë kilometrash.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur 17 kilometra larg ishullit Kos. Agjencia Turke e Situatave Emergjente njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.1 është regjistruar 20 kilometra larg Bodrumit, sipas mediave turke.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top