Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72 bilanci i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve të martën është rritur në 72, sipas agjencisë mbrojtjes civile, si edhe 294 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.

Tërmeti i së martës ishte më vdekjeprurësi në Filipine që nga viti 2013, kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë tronditi ishullin Bohol, duke vrarë 222 persona. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top