Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, raportohet për rreth 2 mijë viktima

Rreth 2.000 njerëz kanë vdekur pas tërmeteve në Afganistan, sipas talebanëve, raporton Sky News. Shifra është një rritje e konsiderueshme nga të shtunën kur OKB dha një shifër paraprake prej 320 viktimash. Afganistani u godit dje nga një tërmet me magnitudë 6.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS. Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të Afganistanit për fatkeqësitë tha se katër fshatra në Herat janë goditur më së shumti nga tërmetet.

Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top