Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin, 20 persona kanë humbur jetën deri tani

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fortë që goditi Afganistanin verior në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa vijojnë operacionet e shpëtimit, raporton BBC.

Sipas zyrtarëve lokalë, qindra persona të tjerë janë plagosur nga lëkundjet e forta që tronditën zonën pranë qytetit Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha të vendit me rreth 500 mijë banorë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 u regjistrua rreth orës 01:00 sipas orës lokale, me një thellësi prej 28 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Institucioni e vlerësoi ngjarjen me nivel alarmi “portokalli”, që nënkupton se ka gjasa për viktima të shumta dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së Talibanëve, Sharafat Zaman Amar, deklaroi se deri tani janë konfirmuar mbi 20 viktima dhe më shumë se 320 persona të plagosur.

Autoritetet provinciale thanë se shifrat pritet të ndryshojnë, pasi ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në zonat më të prekura nga tërmeti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top