Tërmetet në Santorini/ Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve të vazhdueshme që kanë goditur ishullin e Santorinit. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në mars, thuhet në njoftimin e autoriteteve të mbrojtjes civile.

Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet vijojnë të trondisin zonën, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të rënda të dheut dhe rrëshqitjeve të gurëve. Vetëm natën e së mërkurës, gjashtë tërmete me magnitudë 4 u regjistruan në zonën detare rreth Santorinit, të ndjekur nga një goditje më e fortë prej 5.2 në jug të Amorgos. Sipas raportimeve të mediave të huaja aktiviteti intensiv po dëmton edhe banorët që kanë vendosur të qëndrojnë aty.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top