Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje në disa zona të vendit.
Sipas informacionit paraprak, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.
Banorët raportuan se lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim dhe panik. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.