Tërmet me magnitudë 7.3 ballë në ishujt Vanuatu

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.3 ballë goditi ishujt Vanuatu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më tej bëhet me dije se nga tërmeti ka humbur jetën një person. Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar një alarm cunami në arkipelagun e Oqeanit Paqësor.

Videot e publikura tregojnë dëme të mëdha në një ndërtesë që strehon misionet diplomatike të huaja, përfshirë ato të SHBA-së dhe Francës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit të ishullit, Port Vila dhe thellësia qendrore ishte 43 kilometra në zonën detare.

Banori i Vanuatu, Michael Thomson i tha AFP se ai pa trupa në kryeqytet. Ai foli gjithashtu për ura të shembura dhe rrëshqitje dheu dhe theksoi se rrjetet telefonike dhe aksesi në internet janë ndërprerë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top